“Bombat” e PSP-së nuk do të jenë dëshmi në hetimet kundër Ahmetit, Osmanit, Stavreskit, Milloshoskit…

Ligji i ri për Prokurorinë Speciale me të cilën rregullohet statusi i PSP-së, i cili kaloi në seancë qeveritare, në dispozitat përfundimtare parashikon që “bombat” do të vlejnë vetëm për lëndët për të cilët Prokuroria Speciale i ka hapur deri më 20 qershor të vitit 2017. Kjo nënkupton që pas atij afati, “bombat” nuk do të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore, njofton Portalb.mk.

Neni 105 nga Ligji për Prokurori parashikon: Materialet nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve Prokuroria Speciale mund t’i përpunojë më së voni deri më 15.09.2020 dhe të njëjtat do të shfrytëzohen si dëshmi vetëm në lëndët për të cilat është ngritur akuzë pas 30 qershorit të vitit 2017.

Për shembull, në hetimin në të cilin është i akuzuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në lidhje me dështimin e regjistrimit të popullatës, ndërkaq është hapur më 21 mars të vitit 2018 “bombat” nuk do të vlejnë si dëshmi në procedurë gjyqësore. “Bombat” nuk do të jenë dëshmi as në hetimin “Pacienti”, ku i dyshuar është zv/kryeministri Bujar Osmani, por edhe për të gjithë hetimet e hapura pas dorëzimit të akuzave.

Pa “bomba” si dëshmi do të vazhdonte edhe më tej edhe hetimi për ish ministrin e Financave, Zoran Stavreski në lëndën “Dhurata”, por edhe për ish drejtorin ekzekutiv të “T-mobile”, Zharko Llukovski, në hetimin “Stacionet bazë”. Në hetimin “Harmonia”, ku në mesin e të dyshuarve është Stevço Jakimovski dhe “I fuqishmi” ku i dyshuar është deputeti Antonijo Milloshkoski, “bombat” sipas zgjidhjes ligjore nuk do të jenë dëshmi në procedurë. PSP patjetër do të duhet që fajin ta dëshmojë me materiale tjera, dëshmi dhe ekspertiza.

Propozoi-ligji parashikon se materialet e përgjuara të cilat nuk do të dorëzohen në gjykata, do të ruhen në PSP një vit pas mbarimit të plotfuqishëm të të gjitha procedurave gjyqësore. Për votimin e ligjit në Kuvend është e nevojshme shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht 80 deputetë. Parahetimet e SP-së do t’i udhëheqin Prokuroritë pavarësisht prej kompetencave.

LEXO: Qeveria e miratoi ligjin e ri, Prokurorisë Speciale do t’i rriten kompetencat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button