Qeveria e miratoi ligjin e ri, Prokurorisë Speciale do t’i rriten kompetencat

Qeveria e Maqedonisë e ka miratuar propozim-Ligjin për Prokurorinë Speciale i cili e rregullon statusin, autonominë dhe kompetencat e PSP-së, njofton Portalb.mk.

Bazë për përgatitjen e këtij ligji, ashtu siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, kanë qenë dy raportet e ekipit të ekspertit Pribe. Gjatë përgatitjes së ligjit janë përfshirë të gjithë standardet ndërkombëtare në fusha përkatëse, ndërkaq janë shfrytëzuar edhe numër i madh i madh përvojave krahasuese.

Bëhet fjalë për ligj në të cilin është e rregulluar materia për Prokurori Publike dhe në ato korniza për PSP-në.

Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se PSP është kompetente që të veprojë për:

  • Veprat të cilat dalin nga përgjimet e paligjshme 2008-2015 (“Bombat”) për të cilat janë dorëzuar akuza ose janë hapur hetime, por edhe për lëndët e marra nën kompetenca të saja.
  • Veprat penale: Larje parash dhe vepra tjera nga neni 273, Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, Shpërdorim të detyrës zyrtare, Mashtrim në detyrën zyrtare, Marrje ryshfet, Marrje dhuratë për ndikim të paligjshëm, Përfitim të paligjshëm të pronës, Mashtrim gjatë punimit me letrat me vlerë dhe aksione, Keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjeve për furnizim publik, Pengim ose shkelje të konkurrencës, Keqpërdorim të menaxhimit nga neni 287, të cilat do të kryhen nga funksionarët e emëruar në organet shtetërore ose njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe personat përgjegjës në partitë politike.

“Për veprat penale Dhënie të dëshmisë së rrejshme, Pengim të dhënies së dëshmisë, Zbulim të identitetit të dëshmitarit të rrezikuar ose dëshmitarit të mbrojtur, bashkëpunues të drejtësisë ose viktimës që paraqitet në cilësinë e dëshmitarit, Detyrim ndaj punëtorit gjyqësor dhe Parandalim që i punësuari zyrtar ta kryej detyrën, Prokuroria Speciale është kompetente nëse këto janë kryer në procedurat që i udhëheq PSP”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Dispozitat kyçe nga ligji janë ato të cilat kanë të bëjnë me kompetencat e PSP-së, e cila do të jetë kompetente për:

PSP vazhdon që t’i kryejë kompetencat të cilat paraprakisht i janë caktuar me Ligjin për Prokurori Speciale. Në mënyrën e radhës:

  • Lëndët e Prokurorisë Speciale për të cilat është ngritur akuzë deri më 30 qershor të vitit 2017, por edhe lëndët të cilat gjenden në fazën e gjykimin në bazë marrjes së kompetencave, do të vazhdojë që t’i përfaqësojë PSP
  • Akuzat e ngritura pas 30 qershorit dhe procedurat hetimore që i zbaton PSP, deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do të vazhdojë t’i përfaqësojë PSP
  • Procedurat paraprake që i zbaton PSP, deri në hyrjen e këtij ligji në fuqi do të vazhdojë t’i përfaqësojë Prokuroria.
  • Materialet nga përgjimet e paligjshme Prokuroria Speciale do të mund t’i përpunojë deri në vitin 15.09.2020 dhe të njëjtat do të munden të shfrytëzohen si dëshmi vetëm në lëndët për të cilat është ngritur akuzë deri më 30 qershor të vitit 2017. Materialet e përgjuara (“Bombat” të cilat nuk do të dorëzohen si dëshmi në gjykata do të ruhen në Prokurorinë Speciale një vit pas mbarimit të plotfuqishëm të të gjitha procedurave që udhëhiqen për veprat penale dhe të cilat dalin nga përgjimet, ndërkaq do të shkatërrohen në pajtueshmëri me dispozitat për shkatërrim të materialeve nga masat e veçanta hetuese, në pajtueshmëri me ligjin. Procesverbalet për shkatërrim në mënyrë obligative do të dorëzohen te prokurori publik i Prokurorisë Themelore.

Përskaj çështjes lidhur me statusin e PSP-së, e re e rëndësishme është dispozita me të cilën e përcaktojnë zgjedhjen e prokurorëve publik. Këto ndryshime janë në drejtim të rritjes së përvojës së nevojshme për zgjedhje të prokurorëve në prokuroritë e larta.

LEXO: Dhimbja nuk është Trajko, koalicionin LSDM-BDI e dridhi ardhmëria e PSP-së

Ndryshe, javën e kaluar ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se sjellja e Ligjit për Prokurori Publike do të jetë një nga momentet kyçe që do të jenë aktgjykime në vendimin për hapjen e negociatave, duke i pasur parasysh rekomandimet nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian, por theksoi se në atë moment nuk ka siguruar dy të tretën e shumicës në Kuvend për tekstin ligjor që u përpunua nga Ministria e Drejtësisë në konsultim me ekspertët e huaj.

LEXO: Deskoska partive: Nëse jeni për hapjen e bisedimeve me BE-në, votojeni Ligjin për Prokurorinë Speciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button