Dhimbja nuk është Trajko, koalicionin LSDM-BDI e dridhi ardhmëria e PSP-së

Ka dështuar edhe tentativa e djeshme që në seancë qeveritare të futet propozim-ligji për Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë Veriore (PPRRMV), me të cilin PSP-ja inkorporohet në të, mirëpo bashkë me hetimet që i ka filluar kundër funksionarëve aktual, ndër të cilët janë edhe Ali Ahmeti e Bujar Osmani. BDI konsideron se LSDM-ja nuk mundet vet t’i miratojë këto ndryshime ligjore dhe thotë se këto ditë do të punojë në harmonizimin e qëndrimeve.

Pengesa kryesore në koalicionin dhe shkak për tension ndërmjet partnerëve të koalicionit në këtë moment nuk është shpëtimi i Trajko Veljanoskit dhe i Ljupço Dimovskit nga paraburgimi nga BDI-ja thonë në LSDM, por ajo që në ligj është propozuar të gjitha hetimet e filluara të vazhdojnë në PSP.

Ligji i ri, mëson SDK.mk, parasheh të gjitha hetimet që i ka hapur Prokuroria Speciale pas 30 qershor 2017, bashkë me ato që janë ndërmarrë nga prokuroritë e rregullta, të vazhdojë t’i zbatojë deri në fund dhe të ngrit aktakuza. Kështu automatikisht suspendohet mendimi i Gjykatës Supreme, i cili i ka ndaluar hetimet e PSP-së pas 30 qershor 2017, e në të cilat janë edhe ato kundër funksionarëve dhe biznesmenëve të lartë aktual dhe të mëhershëm siç janë Ali Ahmeti, Sasho Mijallkov, Bujar Osmani, Orce Kamçev, Igor Janushev, Cvetan Pandeleski, Antonijo Milloshoski, Zharko Llukovski, Zoran Stavrevski dhe tjerë, transmeton Portalb.mk.

Ligji është i hartuar nga Ministria e drejtësisë, por për atë LSDM dhe BDI ende nuk mund të merren vesh. Njëra anë thotë se BDI hesht 10 ditë për statusin e ri të PSP-së, kurse të tjerët se ministrja e drejtësisë Renata Deskoska ua ka dërguar kur ka ndodhur aksidenti me autobusin. Tre ditë ishim nëpër varrime dhe spitale, gjatë kësaj u ndërlidh imuniteti i Vlejanoskit, kur të ulemi dhe të punojmë për ligjin e ri, pyesin nga BDI.

BDI thotë se është duke u konsultuar me prokurorë, me profesionin dhe parashtron pyetjen: ”Përse Prokuroria e re për ndjekje të korrupsionit të lartë duhet të identifikohet me PSP-në? PSP-ja është prokurori e formuar ad hok dhe pas përfundimit të mandatit sipas ligjit, duhet të shuhet”.

“Ndërsa ku është këtu mendimi i Gjykatë Supreme, duhet edhe për atë të bisedohet”, u kanë thënë profesionistët e prokurorë me të cilët janë konsultuar BDI.

Derisa të gjenden partnerët e koalicionit të merren vesh për PSP-në, ka vetëm edhe katër ditë deri në mars, ndërsa kushti nga Komisioni Evropian që Republika e Maqedonisë Veriore të fitoj datë për negociata është që deri në mars të zgjidhet me ligj statusi i PSP-së.

Përkundër pohimit të Qeverisë dhe Ministrisë së drejtësisë, BDI-ja pohon se bashkësia ndërkombëtare kërkon të themelohet prokurori e re për korrupsion të profilit të lartë dhe ajo të mos jetë PSP-ja aktuale.

Ç’është ajo që nuk e pranon BDI për statusin e ardhshëm të PSP-së? Në Qeveri dhe në Ministrinë e drejtësisë pohojnë se zgjidhja e propozuar ligjore ka marrë vlerësim pozitiv nga komuniteti ndërkombëtar, që kërkon PSP-ja të vazhdojë të punojë. Por në partinë e Ahmetit thonë: “Kush do ta votojë atë ligj? Komuniteti ndërkombëtar? Nuk kemi dy të tretën e shumicës. Ai është ligj konsensual dhe duhet të pajtohet edhe deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së”.

Në BDI konsiderojnë se në zgjidhjen e propozuar nga ministrja Renata Deskoska ka dispozita jo kushtetuese në lidhje me subordinimin, që me shtesat financiare prokurorët special i vë në pozitë superiore në raport me të tjerët.

“BDI e përkrah punën e PSP-së në kompetencën e saj për veprat që rezultojnë nga materialet e përgjuara në mënyrë jo ligjore, derisa për institucionin e ri në suazat e Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë Veriore PPRMV), për ndjekje të korrupsionit të profilit të lartë, i harmonizojmë qëndrimet në suazat e koalicionit, por edhe me partitë tjera parlamentare”, deklaroi për SAKAMDAKAZHAM.MK Artan Grubi, koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button