Maqedoni: Do të realizohet regjistrim elektronik i banorëve, regjistrimi i popullatës vitin e ardhshëm

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka verifikuar tekstin e propozim- Ligjit për regjistrim qendror të popullatës, që nënkupton mënyrë e unifikuar dhe e veçantë për shkëmbimin e të dhënave të qytarëve, në bazë të standardeve dhe të procedurave të unifikuara, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi zëdhënësi Mile Boshnjakovski, kjo mënyrë do ta precizojë e unifikimin e të dhënave gjatë shkëmbimit elektronik dhe gjatë integrimit, do të sigurojë bazë për implementim të principit të besueshmërisë, me çka do të forcohen mekanizmat për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

“Qeveria e përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për Regjistrin qendror të popullatës për të përcaktuar mënyrën unike dhe të vetme të udhëheqjes së bazave dhe të dhënave individuale, në bazë të standardeve dhe procedurave të përcaktuara. Këto standarde dhe procedura të cilat do ta precizojnë më saktësisht principin e unifikimit gjatë shkëmbimit elektronik dhe integrimit të të dhënave, si dhe principin e unitetit do të sigurojnë baza për implementim të denjë të principit të besueshmërisë. Me çka do të përforcohen mekanizmat për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Regjistri i popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të sigurojë parakushtet bazë për qasjen e qytetarëve deri te shërbimet publike të siguruara nga ana e organeve kompetente dhe personave tjerë”, tha në konferencë për media zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Kjo është regjistrim elektronik i popullsisë, dhe nuk do ta zëvendësojë regjistrimin e popullsisë që do të mbahet gjatë vitit të ardhshëm.

Do të përmbajë këto fusha: emër, mbiemër, gjuhë, numër amë, gjini, datë të lindjes, vend të lindjes (shteti, komuna, vendbanimi), dokumente personale (listë të dokumenteve për të dhëna për numër, lloj, datë të dhënies, datë të vlefshmërisë, status, vend të dhënies), nëna (numri amë), babai (numër amë), adresa e banimit (komunë, vendbanimit, rrugë, numër – numër, hyrje dhe banesë), adresa e qëndrimit të përkohshëm (komunë, vendbanim, rrugë, numër – numër, hyrje dhe banesë), shtetësia (shteti, statusi, data e fillimit, data e skadimit), statusi martesor, data e statusit martesor, bashkëshort/e (numër amë), përkatësia kombëtare, vdekje, data e vdekjes, vendi i vdekjes (shtet, komunë, vendbanim).

Ky regjistrim nuk do t’i përfshijë personat fizik të cilët në Maqedoni të Veriut janë me qëndrim të përkohshëm.

Do të kemi regjistrim të popullsisë

Meqë në disa shtete të Bashkimi Evropian ky regjistrim e zëvendëson regjistrimin e popullsisë, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski sqaroi se ky nuk do ta zëvendësojë regjistrimin e popullsisë, por se me të do të realizohet regjistrim elektronik, por ajo nuk e anashkalon regjistrimin e popullsisë në formë të standardizuar.

Djekryeministri Zoran Zaev deklaroi se në regjistrimin e popullsisë që duhet të zbatohet në vitin e ardhshëm, do të ketë edhe kolonë për përkatësi etnike, edhe pse paraprakisht u paralajmërua se gjatë regjistrimit qytetarët do të munden të deklarohen vetëm në lidhje me atë se çfarë gjuhe flasin.

“U pajtuam që të ketë kolonë për përkatësi etnike pasi që ajo është shumë me rëndësi për komunitetet pakicë. Për shembull komuniteti rom shumë pak ose shumë rrallë e përdor gjuhën amtare dhe nëse vetëm gjuha do të jetë në pjesën e kolonës atëherë mund të vihet në pikëpyetje numri i vërtetë i atij komuniteti”, tha Zaev.

Për këtë aspekt, theksoi kryeministri, si përfaqësues solidar të komuniteteve më të mëdha etnike kemi sjellë vendim që të ndërtojmë qëndrim të përbashkët dhe t’i inkurajojmë EUROSTATIN dhe Entin Shtetëror për Statistika që të ketë kolonë për përkatësinë etnike.

Ndryshe, sipas propozim ligjit të ri, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave duhet të bëhet prej 1 deri më 21 prill të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button