LSDM: Ivanov në mënyrë të papërgjegjshme është duke e përfunduar mandatin

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet një kumtese dërguar në media thotë se presidenti, Gjorge Ivanov në mënyrë të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Maqedonisë është duke e mbaruar mandatin e tij, transmeton Portalb.mk.

“Gjorge Ivanov po e mbaron mandatin siç e filloi: Në mënyrë të papërgjegjshme, me punë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të shtetit. Vetëm në fund të mandatit të funksionit, Ivanov sipas përqindjeve të caktuara, do të harxhojë më së paku 20.000 euro, para të qytetarëve për promovim.

Ivanov ka porositur mbi 700 suvenire në emër të tij. Stilografë, ombrella, vëthë prej biseri,  stoli prej filigrani, shalle dhe kravata. Harxhimi i tillë i parave të popullit nuk është sjellje e një presidenti të përgjegjshëm të shtetit i cili i përfaqëson interesat e qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button