Ministri izraelit Ariel dhe një grup hebrenjësh radikalë kanë hyrë në Al-Aksa

Ministri i Bujqësisë së Izraelit, Uri Ariel dhe një grup hebrenjësh radikalë në shoqëri të policisë kanë hyrë në kompleksin e Al-Aksës, raporton Anadolu Agency (AA).

Administrata e vakëfëve në Kuds tha se ministri i shoqëruar nga një grup hebrenjësh radikalë hyri në Al-Aksa mëngjesin e sotëm. Ata kaluan një kohë në oborr, e pastaj ikën.

Ministri Ariel shpesh herë me hebrenjtë radikalë hyn në Al-Aksa ndërsa paraprakisht këtë e bëri më 5 shkurt.

Hebrenjtë radikalë në shoqëri të policisë kohë pas kohe në orët e mëngjesit dhe të pasdites hyjnë në oborrin e Al-Aksës. Kjo shpesh herë shkakton tensione mes palestinezëve dhe policisë izraelite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button