Bayerni shprehu interesim për Rakitiqin

Bayern Munichu i është bashkuar listës së klubeve që kanë shprehur interesim për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitiq, njofton Koha.net.

30-vjeçarit mund t’i lejohet largimi në fund të sezonit pasi Barça ka transferuar Frenkie de Jongun nga Ajaxi, derisa synon edhe transferimin e Saul Niguezit nga Atletico Madridi.

Chelsea, Manchester Unitedi dhe Interi kanë shprehur interesim për kroatin ndërsa klubi italian veçse ka kontaktuar Barçën për transferimin e tij të mundshëm.

Gazeta spanjolle “Sport” ka raportuar se Bayerni mund të jetë një hap larg ofertës për Rakitiqin që kushton 50 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button