“S’ka reforma pa punëtorë”, thanë sindikalistët sot në Kërçovë (FOTO-VIDEO)

“S’ka reforma pa punëtorë”, “Ndalo transferimin nga sektori publik, në privat”, “Jemi këtu për jetë më të mirë”, ishin disa nga parullat e protestës së organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSLM), sot në protestën në Kërçovë, transmeton Portalb.mk.

Në protestë pjesëmarrës kanë qenë edhe nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK).

Sekretari i Sindikatës së rajonit të Kërçovës, Makedonski Brodit dhe Pllasnicës, Zufer Rrushaj në fjalimin e tij, tha se kërkesat janë ekonomike dhe sociale, për jetë më dinjitoze të arsimtarëve.

“Kërkesat tona nuk janë të panjohura për opinionin, por janë kërkesa ekonomike dhe sociale. Ne kërkojmë diçka të mundshme, dhe jo të pamundshme. Ne kërkojmë dinjitetin tonë, kërkojmë që të jetojmë”, tha Rrushaj.

Në përkrahje të protestës së Konfederatës, ka pasur të pranishëm edhe nga Tetova, Kavadari, Shtipi, Kumanova dhe Shkupi.

Paraprakisht, Konfederata protestë ka mbajtur në Shtip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button