Drejtori i Burgut të “Shutkës”: Kërkesa e kryeministrit për dorëheqjen time do të realizohet

Kërkesa e kryeministrit për dorëheqje do të realizohet, deklaroi për PlusInfo drejtori i Burgut të “Shutkës”, Gjoko Kotevski pasi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një deklaratë për media kërkoi dorëheqje të drejtorit Kotevski pas incidentit në burg ku janë rrahur ish-ministrat, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, transmeton Portalb.mk.

“Kërkesa e kryeministrit do të realizohet. Shpresoj se do të ketë hapësirë ta përfundoj hetimin dhe sa të tregohen të gjitha lëshimet të cilat tashmë i kemi parë dhe më pas do të realizohet kërkesa e kryeministrit”, deklaroi Kotevski për PlusInfo.

Përndryshe, dy ish të ministrat që akuzohen për organizim të sulmit të përgjakshëm të “27 Prillit”, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, të cilëve u është shqiptuar masa e paraburgimit 30-të ditor në Burgun e Shutkës, janë sulmuar fizikisht në burg.

Drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski, ka njoftuar se gjatë kohës së shëtitjes së rregullt, të Janakieskit dhe Ristovskit ka ardhur deri tek incidenti verbal mes personave S.R dhe Ll.K i cili më vonë ka kaluar në sulm fizik i cili menjëherë është ndërprerë nga shërbimet e burgut të Shkupit. Rreth orës 13:40 ka ardhur deri tek incidenti i dytë mes personave M.J dhe E.K i cili incident gjithashtu prej verbal ka kaluar në sulm fizik, shumë shpejtë është ndërpre nga shërbimet e burgut.

LEXO: Në burgun e Shutkës janë rrahur dy ish ministrat Ristovski dhe Janakieski
LEXO: Drejtori i Burgut të Shutkës flet për sulmin ndaj Janakievskit dhe Ristovskit

LEXO: Rrahja e Janakieskit dhe Ristovskit: Përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së
LEXO: Pas rrahjes së Janakieskit dhe Ristovskit, Zaevi kërkoi dorëheqje nga drejtori i Burgut të Shutkës

LEXO: BE: E dënojmë sulmin në burg ndaj Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button