BE: E dënojmë sulmin në burg ndaj Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovskit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup nëpërmjet një kumtesë e ka dënuar dhunën në burg që është ushtruar ndaj dy ish ministrave Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, njofton Portalb.mk.

“BE-ja fuqimisht dënon çdo formë të dhunës dhe në të njëjtën kohë shpreh brengosje për incidentet e raportuara në Burgun e Shutkës. Ne presim që këto incidente të hetohen si dhe të vijojnë pasoja”, thuhet në kumtesë.

Sa i përket procedurave gjyqësore në lidhje me incidentet e 27 Prillit, ata thonë se nuk do të komentojnë për to.

“Në përgjithësi, ne presim që institucionet gjyqsore ta kryejnë punën e vet ne mënyrë profesionale dhe të pavarur”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev, sot ka kërkuar dorëheqje nga drejtori i Burgut të Shtukës, Gjoko Kostevski, pas dy incidenteve të djeshme në Burgun e Shutkës.

Përndryshe, dy ish të ministrat që akuzohen për organizim të sulmit të përgjakshëm të “27 Prillit”, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, të cilëve u është shqiptuar masa e paraburgimit 30-të ditor në Burgun e Shutkës, janë sulmuar fizikisht në burg.

Drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski, ka njoftuar se gjatë kohës së shëtitjes së rregullt, të Janakieskit dhe Ristovskit ka ardhur deri tek incidenti verbal mes personave S.R dhe Ll.K i cili më vonë ka kaluar në sulm fizik i cili menjëherë është ndërprerë nga shërbimet e burgut të Shkupit. Rreth orës 13:40 ka ardhur deri tek incidenti i dytë mes personave M.J dhe E.K i cili incident gjithashtu prej verbal ka kaluar në sulm fizik, shumë shpejtë është ndërpre nga shërbimet e burgut.

LEXO: Në burgun e Shutkës janë rrahur dy ish ministrat Ristovski dhe Janakieski
LEXO: Drejtori i Burgut të Shutkës flet për sulmin ndaj Janakievskit dhe Ristovskit

LEXO: Rrahja e Janakieskit dhe Ristovskit: Përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së
LEXO: Pas rrahjes së Janakieskit dhe Ristovskit, Zaevi kërkoi dorëheqje nga drejtori i Burgut të Shutkës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button