Mbrojtësi i Lyonit, Marcelo: Mbappe kundërshtar më i vështirë se Messi

Qendërmbrojtësi i Lyonit, Marcelo ka thënë se më vështirë e pati të luajë kundër Kylian Mbappes këtë sezon sesa kundër Lionel Messit.

Mbrojtësi brazilian u takua Messin dhe Barcelonën në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve , ku ndeshja përfundoi me barazim 0-0 përpara ndeshjes kthyese në Camp Nou më 13 mars, transmeton Telegrafi.

Por, Marcelo ka thënë se mbulimi i argjentinasit Messi ishte më i lehtë sesa ai në Ligue 1 ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj PSG-së.

“Lojtarët që kam luajtur kundër tyre në kohët e fundit janë në nivelin më të lartë të mundshëm”, ka thënë fillimisht Marcelo për Goal.

“Duke luajtur kundër Mbappes këtë sezon, pata më shumë punë”.

“Messi nuk luajti shumë mirë [të martën] dhe Mbappe, me shpejtësinë, pozicionimin, konfrontimet e drejtpërdrejta me të, ai ishte më i vështiri për tu mbuluar”.

“Mendoj se ka mundësi të madhe që ai së shpejti të bëhet më i miri në botë”.

“Ka disa pika që ai duhet të përmirësohet për t’u krahasuar me Messin dhe Cristiano Ronaldon, por ai po zhvillohet shumë shpejt”, përfundoi mbrojtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button