Venezuelë, u konfiskua sasi e madhe e armëve dhe municionit amerikan

Një sasi e madhe armësh dhe municionesh u konfiskuan në Venezuelë, të cilat u dërguan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Sigurisë Publike e Venezuelës në rrjetet sociale ka njoftuar se një sasi e madhe e armëve dhe municioneve të dërguar nga qyteti amerikan i Miamit është konfiskuar në depo në Arturo Michelen International Airport, Valencia.

Zëvendësministri i Sigurimit Publik Ende Palencia në Twitter shpërndau fotot e armëve dhe municioneve të sekuestruara. Ai tha se në depo janë gjetur 19 pushkë dhe 118 fishekë të prodhimit amerikan, municion të kalibrit të madh, dhjetra pajisje komunikimi, përfshirë 6 telefona celularë.

Palencia tha se u zbulua se armët dhe municionet e konfiskuara u dorëzuan në Miami më 3 shkurt.

“Ne, si njësi sigurie, do të përmbushim plotësisht detyrimet tona kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e popullit të Venezuelës dhe ofrojnë mbështetje financiare për grupet terroriste”, shpjegoi Palencia.

Ai shtoi se prokuroria ka nisur një hetim për këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button