Protestat në Paris, u rrit në 481 numri i të ndaluarve

 Kryeministri i Francës, Edouard Philippe deklaroi se në protestat e “jelekëve të verdhë” në Paris, deri më tani 481 persona janë ndaluar, ndërkaq 211 të tjerë janë arrestuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për media në lidhje me protestat e “jelekëve të verdhë”, Philippe tha se numri i të ndaluarve në Paris është rritur në 481. Ai njoftoi se 211 persona janë arrestuar.

“Jelekët e verdhë” të cilët po protestojnë kundër rritjes së taksave të derivateve dhe kushteve të përkeqësuara ekonomike, që nga orët e hershme të mëngjesit sot kanë filluar të mblidhen në rrugën Champs-Elysees, e cila është një nga simbolet e Parisit.

Kohë pas kohe ndodhin tensione mes “jelekëve të verdhë” dhe policisë.

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës ndaj “jelekëve të verdhë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button