Maduro: Në veriperëndim të Venezuelës arrestohet një spiun i CIA-s
Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro ka deklaruar se edhe një spiun amerikan është arrestuar në vend, këtë herë në shtetin veriperëndimor të Falsonit.
Maduro në televizionin shtetëror ka deklaruar se i dyshuari ka qenë i armatosur, ka pasur sasi të madhe të parave dhe ka “shërbyer për marinsat në bazën e CIA-s në Irak”, njofton BBC, përcjell MIA.
Muajin e kaluar gjykata në Venezuelë ka dënuar dy ish pjesëtarë të ushtrisë amerikane me nga 20 vite burg për siç tha, “tentimin e pasukseshëm për kthimin e shtetit”.
SHBA ende nuk i komenton pohimet e fundit të presidentit Maduro.