Kryeministri Zaev ka kërkuar takim me Iniciativën Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”
Qeveria e Maqedonisë, respektivisht kryeministri Zoran Zaev u është drejtuar me shkrim udhëheqësisë së Iniciativës Qytetare “Ta shpëtojme Kodrën e Diellit” të ulen në tryezë për bisedime, transmeton Portalb.mk.
Qeveria e Maqedonisë konfirmoi për Portalb.mk se kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar takim me Iniciativën Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”. Për datën dhe orën, siç tha zëdhënësi Mile Boshnjakovski, do të njoftojnë sërish.
Edhe Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka lajmëruar qytetarët se ky takim do të zhvillohet së shpejti, por kanë një kusht.
“Pas të gjitha thirrjeve dhe protestave, përfundimisht kryeministri Zoran Zaev bën thirrje drejt iniciativës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” për ulje në tryezë! Kushti i parë për ulje në tryezë është: ELEM të mos menaxhojë me Kodrën e Diellit“, thonë nga iniciativa transmeton Portalb.mk.
Nga iniciativa lajmërojnë që kjo thirrje për takim vjen si rezultat i presionit dhe aksionit të djeshëm, ku u bllokua rruga dhe u ndaluan punëtorët që të arrijnë në Kodrën e Diellit.
Sipas tyre, takimi do të mbahet fillimisht në Shkup dhe më pas do të dalin edhe në terren për të parë gjendjen nga afër.
“Takimi së pari do të mbahet në Shkup, në Qeveri ku do të jenë prezent të gjithë ministrat, drejtorët dhe përfaqësuesit e institucioneve të cilat kanë të bëjnë me Kodrën e Diellit. Më pas do dilet në terren që të verifikohet edhe gjendja faktike.
Ndryshe, Kodra e Diellit përballet me probleme të shumta: mungesë investimesh, mungesë e teleferikut me gjashtë ulëse, mungesë e vendeve për parkim, infrastrukturë e parregulluar si dhe grumbullim i mbeturinave.
- LEXO:Tetovë, aksion gueril i mëngjesit nga “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” (FOTO)
LEXO: Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO) - LEXO: Në Komunën e Tetovës u prezantua plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit i cili shkaktoi reagime negative
- LEXO: “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Kërkojmë nga ELEM që të heqë dorë nga menaxhimi i Kodrës së Diellit (VIDEO)
- LEXO: Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit, qytetarët detyrohen të ecin nga 3km
- LEXO: Kodra e Diellit, ministri Bekteshi: Njëri opsion është të shkojmë në partneritet publik-privat
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë: Do të merret vendim për Kodrën e Diellit pasi të përfundojë analiza e ELEM TURS-it
- LEXO: Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit: Stop shkatërrimit të kësaj qendre turistike (VIDEO)
- LEXO: “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” i dha ultimatum Zaevit: Të vish këtu për t’i parë vështirësitë e turistëve
- LEXO: Gjendja e Kodrës së Diellit: ASH-ja parashtroi katër kërkesa ndaj Qeverisë së Maqedonisë
- LEXO: Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit: Me erë të fortë, reshje të mëdha dhe ashensorë me defekte (VIDEO)