VMRO-DPMNE bëri thirrje për bojkot të Ligjit për gjuhët

VMRO-DPMNE u bëri thirrje të gjitha institucioneve në nivel qendror dhe lokal që ta shpërfillin dhe bojkotojnë operacionalizimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE Igor Janushev ka ofruar edhe ndihmë juridike nëse ndonjë prej përgjegjësve në institucione përballet me kërcënime apo presione, përcjell Portalb.mk.

“Me këtë ligj rrënohet edhe një themel i Republikës së Maqedonisë, që i ka lidhur të gjitha bashkësitë etnike të cilat jetojnë këtu. Ky ligj është edhe një hipotekë përmes cilës Zaev përpiqet ta paguajë çmimin për ardhjen e tij në pushtet, prandaj sjellja e këtillë e LSDM-së dhe BDI-së është e turpshme dhe e papranueshme” ka thënë Janushev.

VMRO-DPMNE vlerëson se Ligji është në kundërshtim me Kushtetutën, prandaj do të parashtrojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim të kushtetutshmërisë së Ligjit, kurse kundër Talat Xhaferit dhe drejtorit të Gazetës zyrtare do të parashtrojnë kallëzime penale.

“Nënshkrimi dhe dërgimi i ligjit për dygjuhësi në Gazetën zyrtare nga ana e zotëri Talat Xhaferi, pa nënshkrim të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov është tentativë e paligjshme dhe e dhunshme që të kalohen zgjidhje të cilat do të kenë pasoja afatgjata për shtetin” ka thënë Janushev.

“Publikimi i paligjshëm i ligjeve është keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dënohet me ligj në pajtim me nenin 353 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë. Kjo vepër nuk maturohet për një vit apo dy vite që kryerësi të mund të amnistohet nga Kacarska gjyqësori i Zoran Zaevit. Duke pasur parasysh peshën e veprës dhe dëmet e mëdha për Republikën e Maqedonisë të cilat do t’i kishte shkaktuar publikimi i paligjshëm në Gazeta zyrtare, paragrafi (5) nga neni 353 parasheh dënim me burg prej së paku 5 vitesh” ka thënë Janushev.

Janushev i ka bërë thirrje pushtetit të shpërbëjë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale.

Publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjit e ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Gazetën Zyrtare ka përplasur kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Ivanov ka vlerësuar se Xhaferi ka bërë shkelje të Kushtetutës së Maqedonisë, ndërkaq Xhaferi ka thënë se Kuvendi duhet të kërkojë përgjegjësi nga Ivanovi.

LEXO:Publikimi i ligjeve në Gazetën Zyrtare, përplasje mes Xhaferit dhe Ivanovit (VIDEO)

LEXO:Artan Grubi: VMRO-DPMNE do të vendosë tabelë dygjuhësore para selisë

LEXO: Ligji i gjuhëve dhe marrëveshja e Prespës në Gazetën Zyrtare, Xhaferi sqaroi se pse i fuqizoi sot (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button