Hazard i dashuruar me Chelsea-in: Dua të bëhem legjendë si Terry e Lampard

Eden Hazard i premton dashuri pa kushte Chelsea-it. Në ditët e fundit mediat angleze dhe ato spanjolle po flasin gjithnjë e më shumë për një transferim të yllit belg te Reali i Madridit në një nga dy sesionet e ardhshme të merkatos, madje po flitet edhe për një shkëmbim me Iscon, por për të shuar përfundimisht këto zëra ka menduar vetë Eden Hazard, njofton Supersport.al.

Në një intervistë sulmuesi belg ka deklaruar: “ Fakti që kam realizuar 101 gola me fanellën e Chelsea-it(shifër e arritur pas dygolëshit ndaj Watford) është diçka e jashtëzakonshme që nuk do ta harroj kurrë. Dua të bëhem një legjendë e këtij klubi si Terry, Lampard e Drogba”.

Fjalë këto të Eden Hazard që të bëjnë të kuptosh se belgu është shumë i lumtur te Chelsea dhe dëshiron të qëndrojë gjatë aty, pavarsisht interesimit të Realit të Madridit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button