Haradinaj: Kosova kundër ISIS-it, qëndron e paluhatur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është duke përcjellur me vëmendje largimin e trupave ushtarake amerikane nga Siria, duke shtuar se Kosova është e paluhatur në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, njofton 21 Media.

“Kosova si pjesë e Koalicionit Global kundër ISIS qëndron e paluhatur në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm! Jemi duke e përcjellur me vëmendje operacionin e largimit të trupave ushtarake amerikane nga Siria, pas mundjes së kalifatit territorial ndaj ISIS-it. Në partneritet të plotë me ShBA dhe aleatët e koalicionit global, kundër ISIS, Kosova qëndron e paluhatur në misionin e mundjes së qëndrueshme dhe çrrënjosjes së ISIS dhe elementeve tjera të ekstremizimit të dhunshëm, globalisht”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

I pari i Qeverisë ka thënë se duke marrë parasysh se fitorja në Siri nuk sinjalizon fundin e Koalicionit Global kundër ISIS, Kosova si pjesë e këtij Koalicioni në këtë luftë, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendosmëri do të vazhdojë t’i jetësojë përgjegjësitë dhe rolin e saj ndaj sigurisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Para pak ditësh presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button