Qeveria federale e SHBA-së pjesërisht e bllokuar

Qeveria federale e SHBA-së mëngjesin e sotëm për herë të tretë brenda vitit pjesërisht është bllokuar pasi Kongresi nuk e mbështeti propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për ndarjen e një shtese prej 5 miliardë dollarë në buxhet, për të financuar ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën, raporton Anadolu Agency (AA).

Kriza rreth buxhetit është paraqitur pasiqë Trump tha se nuk do të vë nënshkrimin mbi projekt-buxhetin i cili nuk përmban financimin për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën. Demokratët nuk u tërhoqën ndërsa qeveria federale mbeti e bllokuar pjesërisht.

Kështu institucionet federale publike, të cilat kanë mbetur pa financa, ndërprenë aktivitetet e tyre nga 22 dhjetori.

Miliona amerikanë që punojnë për agjencitë dhe institucionet federale, të cilat do të mbeten të mbyllura deri sa të hyjë në fuqi buxheti i ri, në periudhën e ardhshme do të punojnë pa pagesë ose do të shkojnë në pushim të detyrueshëm.

Kjo nuk vlen për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Shëndetësisë, Punës dhe Arsimit, i cili ka një buxhet prej 854 miliardë dollarë amerikanë të miratuar në shtator të këtij viti.

Një nga premtimet më të mëdha zgjedhore të Trumpit ishte ndërtimi i një muri përgjatë kufirit me Meksikën. Megjithatë, pasi demokratët refuzuan të mbështesin shpenzimin e 5 miliardë dollarëve shtesë në buxhetin për këtë mur, qeveria federale u bllokua për herë të tretë brenda këtij viti.

Kjo ishte hera e parë që ndodhë për shkak të mosmarrëveshjeve të buxhetit ndërsa qeveria u bllokua më 20 janar të këtij viti, në përvjetorin e parë të hyrjes së Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Bllokada zgjati tre ditë. Një situatë e ngjashme ndodhi më 9 shkurt, por zgjati disa orë. Në total, në këtë vend qeveria është bllokuar 21 herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button