Çka është lobimi dhe kush mund të jetë lobist : Ministria e Drejtësisë po e ndryshon ligjin

Ministria e Drejtësisë është në përgatitje të projektligjit për ndryshim të Ligjit për lobim, pasi që sipas tyre, deri më tani lobimi është zhvilluar jashtë kuadrit ligjor duke mos u respektuar kështu ligji aktual, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i ndryshimeve është përmirësimi i dobësive të identifikuara në tekstin e Ligjit ekzistues për Lobim, veçanërisht në pjesët ku definohet termi lobist, aktivitetet që lejohen ose ndalohen për lobim dhe përpunim të procedurave për regjistrim dhe çregjistrim nga Regjistri i lobistëve si dhe kryerja e mbikëqyrjes efektive mbi punën e lobistëve.

Ligjin ekzistues për Lobim në nenin 2 termi lobist definohet si “person fizik i cili kryen lobim në këmbim të një shume të caktuar të parave, i regjistruar për të lobuar në përputhje me këtë ligji ose i punësuar te ndonjë person juridik i cili është i regjistruar për të kryer lobim me anë të një marrëveshje lobimi”.

Në të njëjtin nen të ligjit, termi lobim është i definuar si “aktivitet drejtuar pushtetit qendror legjislativ dhe ekzekutiv, si dhe pushtetit lokal për të realizuar interesa të caktuara në procesin e miratimit të ligjeve dhe rregullativave tjera”.

Në vitin 2010 me iniciativën e Fondacionit Shoqëria e Hapur-Maqedoni, Shoqatës Qytetare “Transparencë Maqedoni” dhe Shoqatës Qytetare “Shoqata Qytetare Most”, disa dispozita të këtij ligji u dërguan për shqyrtim të kushtetutshmërisë në Gjykjatën Kushtetuese. Atëbotë, Gjykata vendosi se janë antikushtetuese linjat 1 dhe 3 të paragrafit 2 të nenit 7 të ligjit në të cilin shkruhej se lobisti duhet të ketë diplomë universitare në fushën që lobon, si dhe nuk guxon të jetë i dënuar, pra të mos i jetë shqiptuar sanksion për ndalim të kryerjes së profesionit ose veprimtarisë në të cilën ai duhet të lobojë. Sipas gjyqit, bëhej fjalë për dispozita diskriminuese që ishin në kundërshtim me parimet kushtetuese për barazi midis qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button