Shilegov mbolli 8,000 drunj, ndërsa korridoret e gjelbra të Seravës dhe Lepencit i la për vitin e ardhshëm

Qyteti gjatë këtij viti mbjelli rreth 8000 fidanë të drunjve duke përfshirë fushatën e vjeshtës për mbjelljen e pemëve, e cila është duke u zhvilluar dhe në kuadër të cilës do të mbillen 3500 pemë fidanë gjetherënëse, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Autoritetet e qytetit këtë vit kanë punuar në rimëkëmbjen e drunjve në rrugët e Gjorçe Petrovit, Sarajit dhe në rrugën Franklin Roosevelt, në Bit-Pazar, në bulevardin Metropolit Teodosie Golloganov dhe në lokacione tjera, dhe u lavdëruan me rregullime hortikulturore të reja dhe rindërtim të sipërfaqeve ekzistuese të gjelbra prej rreth 128,000 metra katrorë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse ishte paralajmëruar, për vitin e ardhshëm ngeli realizimi i premtimit të kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov për të krijuar të ashtuquajturat korridore të gjelbra te lumenjtë Lepenci dhe Serava, të cilat, sipas deklaratës që Shilegov e bëri për “Meta” si projekte janë nxjerrë nga sirtari gjatë tij mandati, pas 30 vitesh.

“Këtë vit janë bërë studime për vendosjen e korridoreve të gjelbra përgjatë shtretërve të lumenjve  Seravë dhe Lepenc, ndërsa vitin e ardhshëm Qyteti i Shkupit ka paraparë mjete për përgatitjen e dokumentacionit teknik për realizimin e tyre”, thuhet në informatën nga Qyteti i Shkupit.

Prej atje theksojnë se krijimi i korridoreve të gjelbra përgjatë shtretërve të lumenjve Seravë dhe Lepenc do të mundësojë hyrje të ajrit të freskët në qytet, mbrojtje të habitateve ujore si dhe  vende të rregulluara për rekreacion.

Kthimi i fondit të humbur të drunjve në zonën qendrore të Shkupit u rendit në listën e kërkesave që organizatat ekologjike, të udhëhequr nga O2 Koalicioni, në të cilat Kryetari i Shkupit, Shilegov, me nënshkrim u obligua derisa ende ishte kandidat para zgjedhjeve lokale të vitit 2017. Këto kërkesa janë publikuar në faqen Ajri im, në një seksion të veçantë të quajtur Numëratori Politik, i cili regjistron se sa nga premtimet e Kryetarit janë përmbushur. Realizimi i këtij obligimi nga Shilegov është shënuar si “i filluar”.

Gjelbërimi në masë të madhe, strategjik me specie multi-funksionale që është kërkuar në këtë dokument parasheh mbjellja të planifikuar dhe profesionale ” me specie që maksimalisht i absorbojnë substancat ndotësve, si metalet e rënda, benzena, PM, NOx, CO, SO2, VOC, ndërsa janë të përshtatshme për ndryshimet klimatike dhe kushtet qyteti i Shkupit, rezistente ndaj sëmundjeve, thatësira, shirat e rrëmbyeshëm të forta, erërat e forta, temperatura shumë të ulëta dhe shumë të larta dhe efektin e pritshëm të uljes së temperaturës”në ishujt e nxehtë urban me gjelbërim përkatës.

Premtim se do të ndalë zhdukjen e gjelbërimit nën hovin e urbanizimit ka edhe në programin parazgjedhor të Shilegovit. Sidoqoftë, këtë vit, publiku ishte dëshmitar i urbanizim të mëtejshëm intensiv pikërisht në hapësirat ekzistuese të gjelbra në zonën qendrore të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button