Maqedoni, ATO ka miratuar të gjitha rregulloret që janë paraparë me ligj

Agjencia Teknike Operative (ATO), ka miratuar të gjitha rregulloret që parashihen me ligj, kështu u bë e ditur sot në panelin e katërt të konferencës së 14-të “e-Shoqëri.mk” e realizuar nga Fondacioni për Shoqëri dhe Informatikë “Metamorfozis”: Si deri te ndjekja përgjegjëse dhe llogaridhënëse e komunikimeve?, transmeton Portalb.mk.

Pjesëtarja e “Metamorfozis”, Elena Trifunovska / foto: Vanço Xhambaski

“Gjatë organizimit të konferencës #esocietymk nga ATO morëm informacion se të gjitha rregulloret e parapara me ligj janë miratuar, meqë janë të klasifikuara me nivel të lartë të fshehtësisë, janë të paqasshme për opinionin. Në to qasje kanë vetëm personat që posedojnë certifikatë të sigurisë”, tha pjesëtarja e “Metamorfozis”, Elena Trifunovska.

Nga ana tjetër, për profesorin e Fakultetit të Sigurisë, Tërpe Stojanovski edhe zgjidhja ligjore nuk është bindje për qytetarët e Maqedonisë se s’do të ketë përgjime dhe duhet t’u besohet institucioneve.

“Problemi është se ne kemi humbur besimin në institucione. Shumë zgjidhje ligjore parashohin mekanizma të kontrollit, por sfidë serioze është se si ai mekanizëm do të funksionojë në realitet”, tha Stojanovski.

LEXO: Maqedoni, qytetarët me aftësi mediatike kanë fuqi të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet
LEXO: Maqedoni, 520 ankesa për kërkesat e informacioneve me karakter publik gjatë 2018-s
LEXO: Konferenca “e-Shoqëri”: Reformat në media janë duke u zhvilluar me ritëm të ngadaltë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button