Maqedoni, hulumtim: Meshkujt janë më tepër se gratë në rrjetet sociale

Depërtimi i internet është zmadhuar dhe mbulon 79,3 përqind të amvisërive në tremujorin e parë të vitit 2018, përkundër 73,6 përqind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thotë kryetarja e Asociacisë për e-tregti në Maqedoni, Nina Angellovska, njofton Portalb.mk.

Ajo shton se ka përmirësim edhe në mënyrën e qasjes së duhur për publikim të E-tregtisë.

“Në Maqedoni, 79,2 përqind e popullatës, ose rreth 1,3 milion banorë, të moshës prej 15 deri 74 vite përdor internet. Prej tyre të gjinisë mashkullore (80,9 përqind), të gjinisë femërore (77,4 përqind). 97,5 të të rinjve të moshës 15 deri 24 vjeç kanë përdorur Internet, kurse më së paku Internet kanë përdorur personat e grupmoshës prej 55 deri 74 vjet (46,7 përqind) në 12 muajt e kaluar. Pothuaj çdo ditë internetin e përdorin 68,7 përqind e popullatës prej 15 deri 74 vjet, edhe atë më shumë meshkuj se femra. Për t’u lidhur në internet më së shumti kanë përdorur celular apo smart telefon madje 68,8 përqind të shfrytëzuesve të Internetit, pastaj nëpërmjet laptopit 41,1 përqind, prej në desktop 36,5 dhe 14 përqind janë lidhur me tablet”, thotë Angellovska.

Ajo gjithashtu pohon se qytetarët në Internet më së shumti kanë biseduar dhe kanë marrë pjesë në “Fejsbuk” edhe atë 64,8 përqind të Internet-shfrytëzuesve, por më pak se nga viti i kaluar përkatësisht 83,8 përqind.

Sa i përket përdorimit të Internetit për rrjete sociale, që është në nivelin më të lartë, meshkujt (6,8 përqind) kanë marrë shumë më tepër pjesë në rrjetet sociale se femrat (60,9 përqind). Gjithashtu në krahasim me vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button