Ruskovska: Përmes kamerave të qytetit Prokuroria konfirmon se si ka ikur Gruevski

Prokurorja e parë e Prokurorisë për Krim të Lartë dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska në emisionin e mbrëmshëm të televizionit 1TV tha se një pjesë e dëshmive për ikjen e Gruevskit janë mbledhur, transmeton Portalb.mk.

“Tashmë kemi një pjesë të dëshmive për ikjen e Gruevskit, një pjesë presim të mblidhen. Me 100 për qind siguri kemi konfirmuar se a e ka kaluar ai në mënyrë legale kufirin e Maqedonisë. I kemi kërkuar incizimet nga vendkalimet kufitare. Tani janë siguruar nga kamerat e rrugëve në qytet (Safe City sistem) dhe ai është material mjaft i vëllimshëm që duhet të analizohet”, tha Ruskovska.

Ndryshe, së fundmi Gruevski nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button