Borxhi publik është rritur për më shumë se tre herë për dhjetë vjet (infografik)

A po hyn Maqedonia në vorbullën e borxhit duke marrë parasysh se çdo vit, qoftë nga burime të brendshme ose të huaja, duhet të huazojë para për kthimin e borxheve të vjetra si dhe për të mbuluar shpenzimet buxhetore është pyetje me përgjigje pothuaj sigurisht pozitive, nëse merret parasysh se edhe pas ndryshimit të pushtetit, Qeveria e re vazhdoi me huazime të reja përkundër kritikave që i drejtonte ndaj politikave të pushtetit të mëparshëm të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas Ministrisë së financave, borxhi publik më 30.09.2018 vitit kapte shumën prej 5.1 miliardë euro, gjegjësisht 48.2 për qind të BPV-së, që është rritje prej 3.6 miliardë euro ose 3.4 herë më shumë se në vitin 2008 kur borxhi publik kapte shumën prej 1.5 miliardë euro.

Me projekt-buxhetin për vitin 2019, qeveria planifikon huazime të reja. Deficiti i projektuar për vitin 2019 është 282 milionë euro, shlyerja në bazë borxhit kryesor të jashtëm në shumë prej 100 milion euro dhe shlyerja e borxhit të brendshëm në shumë prej 167 milionë euro do të financohen me huamarrje jashtë vendit dhe në tregun e brendshëm të bonove shtetërore me vlerë.

Shlyerja e e borxhit kryesor nga borxhi i jashtëm e përfshin edhe servisimin e  rregullt të detyrimeve për borxhet jashtë vendit, ndërsa shlyerja e borxhit të brendshëm e përfshin shlyerjen e bonove shtetërore dhe shlyerje të bonove strukturore.

“Për të optimizuar pagesat dhe për të reduktuar rrezikun e ri financimit, angazhimi themelor i Ministrisë së financave do të jetë rrisë maturimin e letrave me vlerë të borxhit duke lëshuar bonove shtetërore me afate më të gjata maturimi. Huamarrja jashtë vendit mund të realizohet duke tërhequr fonde nga kredi të favorshme nga institucionet e huaja financiare të destinuara për financimin e projekteve caktuara, si dhe nëpërmjet një huaje për financim të buxhetit të garantuar nga Banka Botërore. Përveç kësaj, parashihet edhe rritje të akumulimit të depozitave në llogarinë e buxhetit me qëllim të financimit të rregullt dhe në kohë të detyrimeve që do të arrijnë në fillim të vitit 2020 “, thuhet në projekt-buxhet.

Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit 2018-2019 paralajmëroi për rritje të mëtejshme të borxhit publik të Maqedonisë, si rezultat i politikave ekonomike për subvencionim të bizneseve si dhe për rritje të pagës minimale.

“Niveli i borxhit publik është ende relativisht modest, deri 47 për qind të BPV-së, dhe në kuadër të kriterit të Mastrihtit prej 60 për qind të BPV-së, por është duke u rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit. Rritja e mëtejshme e borxhit publik pritet si rezultat i masave të miratuara nga qeveria, duke përfshirë stimulimet për bizneset dhe një rritje të pagës minimale,” thonë BERZH.

Dragan Tevdovski
Dragan Tevdovski

Nga ana tjetër, Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, vlerëson se qeveria  me sukses po e menaxhon borxhin publik. stabilizimin e borxhit publik. Këtë po e bëjmë duke e reduktuar deficitin buxhetor, i cili tani është zvogëluar. Në fund të vitit 2018 parashikuam se borxhi publik do të jetë 50 për qind e BPV-së, por në fakt është 48.2 për qind. Parashikimi ynë për vitin e ardhshëm është 54.2 përqind, por vlerësimi ynë është se do të jetë më i ulët,” deklaroi Tevdovski gjatë prezantimin e projekt-buxhetit për vitin 2019.

Ai theksoi se qeveria arriti të ngadalësojë dinamikën e rritjes së borxhit publik dhe të sigurojë fonde për financimin e saj me çmimin më të ulët.

Sipas tij, 54.2% e BPV-së është parashikimi maksimal për rritjen e borxhit publik dhe se ai do të varet nga realizimi i projekteve kapitale te të cilat pritet realizim më shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button