Agolli foli për marrëdhëniet me Panuccin dhe ngërçin e kuqezinjve

Ish kapiteni dhe mbrojtësi i majtë i Shqipërisë, Ansi Agolli ishte i ftuar në një lidhje direkte nga Azerbajxhani i largët në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport 2.

Agolli dha opinionin e tij për situatën në të cilën ndodhen kuqezinjtë, foli për ndeshjen e sotme me Skocinë, si dhe përmendi raportet e munguara me trajnerin Christian Panucci.

Besoj se jeni para ekranit tani…
Po patjetër. Sa herë që Kombëtarja ka ndeshje të gjithë duhet të jemi para ekranit për ta mbështetur në një mënyrë apo në një tjetër. Kohët e fundit nuk kemi pasur rezultate pozitive. Unë jam optimist. Po pres të ndjek ndeshjen dhe uroj e besoj që do të marrim një rezultat pozitiv sot.

Si e shikoni përballjen me Skocinë?
Është një ndeshje ku ne kemi shanse reale për të fituar, pasi kundërshtari vjen me disa mungesa të rëndësishme. Unë mendoj se duhet ta luajmë ndeshjen në mënyrën e duhur, duke menduar për të luajtur futboll dhe jo për të menduar për kualifikimin.

Panucci ka thënë se lojtarët janë “shurdh-memecë”, duke iu referuar mungesës së komunikimit…
Është thjesht një ngërç, që po kalon skuadra, i cili nuk po i lejon djemtë të marrin më të mirën, por normalisht që unë e shikoj si diçka kalimtare.

A keni komunikim me skuadrën dhe Panuccin?
Me futbollistët e skuadrës kam një komunikim të rregullt dhe flas vazhdimisht. I kam të gjithë shokë dhe kemi një marrëdhënie e respekt reciprok, të cilin vijojmë ta ruajmë. Sa i përket marrëdhënieve me Panuccin, mund t’u them se nuk kam asnjë komunikim. Mungesa e raporteve mes nesh nuk është më një sekret, pasi dihet tashmë se si është sjellë ai në vazhdimësi ndaj meje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button