Rihanna i ndalon Trumpit të luajë muzikën e saj në mitingjet e tij!

Rihanna shkroi në twitter dje se Presidenti Trump nuk ka për të vendosur më muzikën e saj në “mitingjet e tij tragjike” pasi një reporter i Washington Post i tregoi se në mitingun e tij në Tenesi, Teksas Trump kishte në sfond këngën ‘Don’t stop the music’ të Rihannës. Ajo e ka shumë seriozisht pasi Rolling Stones mori njē kopje të letrës së ndalimit të Ririt dhe avokatëve të saj, transmeton Bordo.al. 

“Kemi zbuluar se Presidenti Trump ka përdorur kompozimet muzikore të Rihanës duke përfshirë edhe këngën ‘Don’t Stop the Music,’ në një sërë eventesh politike në SHBA,” kështu fillonte letra sipas Rolling Stones.
“Siç duhet të dini ose të jeni informuar, Znj.Fenty nuk ka i dhënë pēlqimin e saj Z.Trump për të përdorur muzikën e saj. Prandaj ky përdorim është i pavend dhe krijon një impresion fals se Znj.Fenty ka njëfarë lidhje me Z.Trump.”


Rihanna nuk është artistja e parë që ka ndërmarrë një veprim ligjor kundrejt Trumpit për përdorim të muzikës së kompozuar nga ajo në mitingjet e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button