Muhamed Zekiri: Nuk pranohet kërkesa për amnisti, të shkohet në zgjedhje të menjëhershme parlamentare (VIDEO)

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed  Zekiri në konferencë për media tha se LSDM-ja nuk ka ndërmend të pranojë kërkesat e VMRO-DPMNE-së për amnisti, dhe zgjidhja e vetme, siç tha ai, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Në vend se të përpiqen me kërkesa jologjike të vijnë deri te amnistia e Nikolla Gruevskit. Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet të tregojnë qartë a janë për NATO dhe BE apo jo. Mbi 600.000 qytetarë qartazi u përcaktuan për të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO përmes pranimit të marrëveshjes me Greqinë. Të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të VMRO-së janë të obliguar të ndjekin vullnetin e shumicës së qytetarëve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së që janë për NATO dhe BE duhet të marrin guximin që në emër të qytetarëve që i kanë zgjedhur të vazhdojnë proceset në Kuvend. Ndërprerja e rrugës për NATO dhe BE do të thotë mbyllje e fondeve nga BE, do të thotë zvogëlim i fondeve dhe ulje e vendeve të punës, por nëse vazhdojnë me kërkesa për amnisti kjo është e qartë se dëshirojnë ta kthejnë vendin në izolim, atëherë opsioni i vetëm janë zgjedhjet e menjëhershme parlamentare”, tha Muhamed Zekiri në konferencë për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button