Ofendimet ishin publike, Prokuroria nuk ka dëshmi për gjuhën e urrejtjes së Janko Baçevit (VIDEO)

Edhe pse lideri i partisë Maqedonia e Veriut, Janko Baçev publikisht përdori gjuhë të urrejtjes ndaj deputetëve shqiptarë, Prokuroria Themelore Publike thotë se nuk ka dëshmi që i apostrofuari ka kryer vepër penale, prandaj nuk ka ndërmarrë masa adekuate për sanksionim, transmeton Portalb.mk.

“Për rastin për të cilin po flisni, gjithsesi PTHP-ja ka rënë në kontakt me sektorin për Krim në MPB nëse ka dëshmi, do të ndërmarrin procedurat adekuate. Po mbledhim dëshmi, nëse ato japin dëshmi për vepër penale, atëherë ne do të ndërmarrin masat adekuate”, tha prokurori Publik, Xhelal Bajrami.

Përndryshe, kreu i partisë Maqedonia e Vetme, Janko Baçev në konferencë për media publikisht ka përdorur gjuhë të urrejtes ndaj shqiptarëve.

“Mund të shihni që tanimë ambasadori amerikan Bejli, partitë shqiptare filluan që hapur të flasin se do të ketë luftë”, pati deklaruar Baçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button