Pas skandalit me gazetaren Hopkins, Çilimanov është suspenduar nga MIA

Skandalin me të punësuarit në Agjencinë Informative të Maqedonisë (MIA), Cvetin Çilimanov i cili në rrjetin social “Twitter” bëri thirrje ndaj taksistëve që të përdhunohet raportuesja e Fajnenshëll Tams, Valeri Hopkins për thirrje në dhunë, në këmbë e ka ngritur edhe opinionin ndërkombëtar dhe shoqatat e gazetarëve, dhe si pasojë është suspenduar nga puna, transmeton Portalb.mk.

Foto BIRN

Siç mësoi “Birn”, Çilimanov është suspenduar nga puna dhe ka afat që deri të hënën të deklarohet për suspendimin. Pas kësaj, komisioni disiplinor i MIA-s do t’i shqyrtojë argumentet e Çilimanovit dhe do të dorëzojë propozim deri te drejtori, Dragan Antonovski, i cili duhet ta sjellë vendimin përfundimtar – se a do të marrë Çilimanov dorëheqje nga puna, do të dënohet ose nuk do të përballet me asnjë pasojë.

Përndryshe, Çilimanov, të hënën, në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter” ka cituar status të Hopkinsit duke apeluar: “Deri te të gjithë taksistët që më ndjekin, nëse ju hyn kjo në veturë, koha është për gjyshin Kumplung”. Ky koment është nga filmi maqedonas “Samounishtuvanje” (Vetëshkatërrimi), ku personazhi kryesor, taksist të cilin e luan Jovica Mihajllovski, e dërgon në malin Vodno të dashurën e birit të rij, dhe e përdhunon.

Ndaj shkrimit të Çilimanov ka reaguar edhe aktori Mihajllovski duke thënë: “Ky Cvetin, që e njollosi personazhin dhe veprën e gjyshit Kumplung, ka përfunduar në karrocë prej invalidësh, për shkak të veprave që i ka bërë dhe në të cilat thirret i angazhuari Çilimanov”.

Gjuha e urrejtjes ndaj gazetares Hopkins, ngjall reagime në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button