Trump mbretit të Arabisë Saudite: Ne të mbrojmë, duhet të paguash

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tregoi se ka paralajmëruar mbretin e Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz, se do të humbte pushtetin për 2 javë pa mbështetjen ushtarake të SHBA-ve, dhe se duhet ta paguajë çmimin e kësaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

“E dua mbretin Selman, por atij i thashë, ‘Shiko mbret, ne të mbrojmë. Po të mos ishim ne për dy javë mund të mos jesh këtu. Duhesh vet ta paguash ushtrinë tënde, je i detyruar të paguash”, ka thënë Trump në një miting zgjedhor të partisë të mbajtur në Mississippi.

Ai nuk informoi rreth kohës se kur ka biseduar me mbretin Selman. Së fundi presidenti amerikan me mbretin saudit kishte biseduar me telefon të shtunën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button