Trump: Justin Trudeau është një burrë i mirë

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se kryeministri kanadez, Justin Trudeau ishte një burrë i mirë, pas një degradimi të dukshëm të marrëdhënieve mes dy krerëve kohëve të fundit, periudhë që përfundoi me një marrëveshje tregtare.

“Ka pasur tensione të forta mes atij dhe mua. Por gjithçka është rregulluar. Afër mesnatës, mbrëmjen e kaluar”, shtoi presidenti amerikan, kur u arrit një konsensus mbi një marrëveshje të re SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA).

Trump kishte refuzuar të takonte Trudeau në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sepse kanadezët, sipas presidentit amerikan, “trajtonin shumë keq” SHBA-në në aspektin e këmbimeve tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button