Skandali në Nobel për Letërsi: Fotografi dënohet me dy vjet burgim për përdhunim

Fotografi francez, në qendër të skandalit për përdhunim që goditi sivjet udhëheqësin e Çmimit Nobel për Letërsi, është dënuar me dy vjet burgim.

Jean-Claude Arnault, 72 vjeçar, u shpall fajtor nga një gjykatë në Suedi në dy aktakuza për përdhunimin e një gruaje në vitin 2011.

“I pandehuri shpallet fajtor për përdhunimin që ka ndodhur natën në mes të 5 dhe 6 tetorit, në vitin 2011” thuhet në vendimin e gjykatës.

Gjithashtu është bërë e ditur se viktima ka pranuar kompensim për dëmet.

Arnault, i cili është mjaft i njohur në Suedi, është i martuar me një ish anëtare të Akademisë Suedeze shumëvjeçare.

Kjo krizë shtyu akademinë që të anulojë ndarjen e çmimin në letërsi për këtë vit.

Disa anëtarë të këtij institucione kanë dhënë dorëheqje për shkak të mënyrës së trajtimit të skandalit në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button