Xhaferi: Qytetarët vendosën themelet e Maqedonisë Evropiane
Pas mbylljes së votimeve të referendumit për emrin, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka quajtur të suksesshëm këtë proces, dhe thekson se qytetarët vendosën themelet e Maqedonisë Evropiane, transmeton Portalb.mk.
“Përgëzoj qytetarët për këtë ditë feste. Qytetarët treguan se i përkasin një kulturë të lartë dhe dëshmuan se i përkasin familjes së madhe evropiane. Përgëzoj edhe institucionet për organizimin e një procesi pa incidente serioze. Qytetarët vendosën themelet e Maqedonisë Evropiane”, ka deklaruar Xhaferi.
“E vërteta është se nuk kam votuar në vendvotimin e rëndomtë në Gostivar, dhe shfrytëzoj këtë mundësi të deklaroj sepse mundësia e lëshimeve të mundshme teknike në listën zgjedhore ka qenë shkas të mos e shfrytëzoj të drejtën time qytetare. Mendoj se pesha e votës është e barabartë me atë të qytetarëve. Ky është një lëshim teknik i institucioneve. Por kjo nuk e ndryshon çka është qëllimi i votës dhe procesit të votimit”, ka thënë Xhaferi.