“Asnjë shtet nuk mund të luftojë terrorizmin vetëm”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu thotë se “Asnjë shtet nuk mund ta luftojë terrorizmin vetëm. Duhet të veprojmë në unitet”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu gjatë një fjalimi në seancën e nëntë të ministrave në Forumin Global për Luftën Kundër Terrorizmit në New York të SHBA-ve tha se është një fazë e re në luftën kundër terrorizmit. Çavuşoğlu tha se i kanë shkaktuar goditje të rëndë organizatës terroriste DEASH në Siri dhe Irak.

Por, sipas tij, “ende vazhdon kërcënimi nga terrorizmi. DEASH-i, Al Kaeda, Nusra, PKK, PYD/YPG ende po qëndrojnë”.

“DEASH-i dhe organizatat terroriste nuk janë vetëm një simptomë”, thotë Çavuşoğlu duke shtuar se “Duhet të zbresim në rrënjët e problemit”.

“Nëse nuk gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme politike në Siri, terroristët do të vazhdojnë të keqpërdorin gjendjen aktuale”, tha ai.

“Po ashtu në luftën kundër DEASH-it, duhet t’i shmangemi partneritetit me organizatat tjera terroriste. Në të kundërtën shkaktojmë më shumë jostabilitet në Siri apo në ndonjë vend tjetër”, tha Çavuşoğlu.

Duke vënë në dukje se Turqia ndodhet në radhët e para në luftën kundër terrorimit, Çavuşoğlu rikujtoi se qytezat Azez, Jarabulus dhe Afrin janë pastruar nga terroristët. “Këto nuk ishin vetëm operacione ushtarake. Në të njëjtën kohë me këto operacione synuam të eliminojmë një gjendje të tmerrshme njerëzore dhe një zbrazëtirë e cila do të shkaktonte rritjen e terroristëve në rajon”, tha ai.

Çavuşoğlu theksoi se në këto rajone në mënyrë vullnetare janë kthyer rreth 300 mijë sirianë.

– “Asnjë shtet nuk mund të luftojë terrorizmin vetëm”

Ai tha se Turqia po bën gjithçka që është e mundur për parandalimin e luftëtarëve të huaj terroristë. “Luftëtarët e huaj po vijnë nga çdo vend i botës. Ne kemi kapur terroristë nga rreth 125 shtete. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët tanë kemi parandaluar ndërrimin e vendeve të këtyre terroristëve”, tha Çavuşoğlu.

Shefi i diplomacisë turke me këtë rast nënvizoi se Turqia në luftën kundër terrorizmit nuk ka marrë mbështetje të plotë nga komuniteti ndërkombëtar.

“Asnjë shtet nuk mund ta luftojë terrorizmin vetëm. Duhet të veprojmë në unitet”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button