Varhelyi në Ankara: Gjenerata ime nuk ka parë kurrë një tërmet të tillë

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi lidhur me tërmetin me qendër në Kahramanmarash tha se gjenerata e tij nuk ka parë një tërmet të tillë, nuk ka përjetuar një fatkeqësi të tillë, raporton Anadolu.

Varhelyi foli në një konferencë të përbashkët e cila u mbajt pas takimit të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme turke me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavuşoglu dhe ministrin suedez të Zhvillimit Ndërkombëtar Johan Forssell, në emër të Suedisë e cila ka presidencën e Këshillit të BE-së.

“Prania ime në Ankara është një lumturi e madhe, por ardhja pas kësaj ngjarjeje të trrishtë nuk sjell lumturi”, tha Varhelyi i cili tha se janë të shokuar për shkak të përmasës së fatkeqësisë dhe se populli turk ka qenë i detyruar të përballet me këtë.

“Ne jemi pranë populli turk. Për këtë arsye ndodhemi këtu. Jemi këtu sepse jemi miq dhe aleatë. Ju mendojmë juve dhe ndodhemi këtu për të ndihmuar”, tha Varhelyi.

Ai shprehu ngushëllime për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre. “Gjenerata ime nuk ka parë kurrë një tërmet të tillë, nuk ka përjetuar një fatkeqësi të tillë. Dhimbja e përjetuar është në përmasa të pabesueshme. Edhe ne në këtë kuptim duhet të mbështesim dhe të jemi pranë Turqisë për ta ndihmuar Turqinë n dhe që populli turk ta kapërcejë këtë”, tha Varhelyi.

Komisioneri Varhelyi theksoi se kjo është gjithashtu koha që Komisioni Evropian (KE) të tregojë solidaritet me Turqinë dhe popullin turk.

Duke nënvizuar se ky solidaritet është në nivel jashtëzakonisht të lartë, Varhelyi shtoi se kjo vizitë është një shenjë e rëndësishme e solidaritetit dhe se do të qëndrojnë pranë Turqisë që nga fillimi e deri në fund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button