Delawie: Çelësi i së ardhmes së Kosovës, në duart e qytetarëve

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, tha se çelësi i së ardhmes së Kosovës është në duart e qytetarëve dhe udhëheqësve të saj, transmeton REL.

“Pres që të shoh të ardhmen e ndritur që ju të gjithë krijoni”, tha Delawie në një postim në Twitter.

Ai po ashtu tha se “çelësin e llogarisë në Twitter” e lë në duart e së ngarkuarës me punë, Colleen Hyland.

Delawie ka shërbyer në Kosovë qysh në vitin 2015.

Në muajin korrik, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për emërimin e diplomatit Philip S. Kosnett nga Virxhinia si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button