Trump: Të gjitha opsionet për Venezuelën janë në tavolinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha të mërkurën se “në tavolinë janë të gjitha opsionet në lidhje me Venezuelën”, raporton Anadolu Agency (AA)..

“Secili opsion. Të fortit, ose më pak të fortit, çdo opsion i mundshëm, dhe ju e dini se çfarë dua të them me të fortit”, deklaroi Trump në New York, ku po qëndron për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ne do të kujdesemi për popullin e Venezuelës”, porositi ai.

Komentet e fundit të Trumpit, paraqesin kërcënimin më të drejtpërdrejtë për një aksion të mundshëm ushtarak, meqë Trump në komentet e tij për gazetarët nuk përjashtoi mundësinë e tillë.

E përditshmja “The New York Times”, më herët gjatë këtij muaji shkroi se zyrtarët amerikanë kanë mbajtur takime me ish-komandantin ushtarak të Venezuelës, për të organizuar një puç në këtë shtet të Amerikës Latine, megjithatë Washingtoni zyrtar ka vendosur kundër një mbështetjeje për puçin.

Ndryshe, Venezuela është prekur nga një inflacion i lartë, ndërkohë që ekonomia e saj e cila varet shumë nga nafta, është shkatërruar nga rënia globale e çmimit të saj.

Sipas organizatave joqeveritare çdo ditë e më shumë njerëzit largohen nga Venezuela për shkak të rritjes të shpejtë të inflacionit, mungesës së ilaçeve dhe ushqimit. Kjo çon drejt emigrimit masiv, gjë e cila të gjithë Amerikën Latine e vë në situatë alarmante. Besohet se në vitet e fundit, rreth 4 milionë njerëz janë larguar nga Venezuela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button