Takimi Xhaferi – Thaçi: Kosova e respekton integritetin territorial të Maqedonisë (FOTO)

Në takimin ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, temë diskutimi ka referendumi në Maqedoni dhe dialogu Kosovë – Serbi, transmeton Portalb.mk.

Kryetari Thaçi ka bërë të ditur se Kosova e respekton integritetin territorial të Maqedonisë.

“Republika e Kosovës e respekton integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë dhe e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në NATO”, tha Thaçi.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka theksuar se ekziston interes shumë i madh për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve miqësore dhe fqinjësore dhe për intensifikimin e kontakteve dhe komunikimit pozitiv të personave zyrtarë në favor të përparimit të bashkëpunimit të mirë të ndërsjellë dhe këmbimit të përvojave në të gjitha fushat e jetës politike dhe shoqërore.

LEXO: Kryeparlamentari Xhaferi: Mbështes arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Xhaferi – Thaçi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button