Qeveria e Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 88

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 88-të.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar në propozim të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, në seancë do të shqyrtohet propozim strategjia e Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar, me Plan aksionar në vitet 2018-2020.

Ministrat sot do të debatojnë edhe për informacionin për plan kombëtar aksionar për hapjen e partneritetit qeveritar me propozim të plani  kombëtar aksionar për hapjen e partneritetit qeveritar në vitet 2018-2020, transmeton MIA.

Në propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në një pjesë të pikave të seancës është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.

Në rend të ditës të seancës së 88-të është edhe Propozim-ligji për furnizime publike, i propozuar nga Ministria e Financave.

Qeveria, siç citohet në kumtesë, sot do të debatojë edhe për informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë, me plan aksionar për shëndetin seksual dhe reproduktiv të viteve 2018-2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button