Shkup, është goditur me veturë një person nga Serbia

Dje rreth orës 18:00 në rrugën “Bosnjë dhe Hercegovinë” në Shkup, një veturë me targa të Shkupit, e vozitur nga personi me iniciale XH.A. (34) nga Shkupi, e ka goditur këmbësorin me iniciale F.A. (22) nga Serbia, i cili është në Shkup për qëndrim të përkohshëm, transmeton Portalb.mk.

Nga goditja, këmbësori, F.A. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me automjetin e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naum Ohridski” ku i është ofruar ndihmë mjekësore.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme, Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button