Shqipëria reziston vetëm një pjesë në Skoci, pësojmë dy gola të shpejtë
Në “fali” në pjesën e parë, por me të nisur pjesa e dytë Steven Naismith ka shënuar dy herë në portën e Strakoshës, duke bërë që Skocia të udhëheqë 2-0 ndaj Kombëtares Shqiptare, njofton TCH.
Kur janë duke u luajtur 10 minutat e fundit të pjesës së dytë, Skocia po shkon e sigurt drejt një fitoreje të pastër.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0, me vendasit tepër kërkues, por pa mundur të gjejnë dot golin në këtë 45 minutësh.
Panucci hodhi në fushën e lojës një formacion me detyra mbrojtëse dhe pjesa e parë u mbyll pikërisht me Shqipërinë që më shumë mendoi për të mos pësuar se sa të shihte nga porta kundërshtare.
Në mesin e pjesës së parë, skocezët patën një mundësi të artë për të shënuar, por sulmuesi i tyre, i gjendur vetëm pak metra nga porta, goditi shtyllën.
Në fundin e pjesës së parë, Skocia arriti të shënojë, por goli u anulua me të drejtë nga anësori.
Skocia: Mek Gregor, O’Donell, Robertson, Sutar, Mulgri, Tierni, Mek Gin, Mek Donald, Naismith, Mek Gregor, Rusell.
Shqipëria: Strakosha, Binaku, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lilaj, Xhaka, Ndoji, Gavazaj, Memushaj, Balaj.
Skoci-Shqipëri, fati dhe arbitri na mban në lojë në pjesën e parë (VIDEO)