Trump reagon ndaj artikullit anonim të New York Times

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka reaguar ndaj një artikulli anonim të publikuar në New York Times i cili ka pohuar se brenda administratës Trump ekziston një rezistencë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Personi anonim i cili ka shkruar artikullin me titull “Jam pjesë e rezistencës brenda administratës Trump”, ka theksuar se është zyrtar i lartë i qeverisë së presidentit amerikan.

“Dilema të cilën Trump nuk e kupton plotësisht, është se shumë zyrtarë të lartë në administratën e tij po punojnë me zell nga brenda për të penguar pjesë të agjendës së tij dhe qëllimeve të tij më të këqija”, thuhet në artikull.

Artikulli më tej thekson se presidenti ka disa lëvizje të cilat e dëmtojnë shtetin.

“Kjo është arsyeja pse shumë persona të administratës së Trumpit jemi zotuar të bëjmë atë që mundemi për të ruajtur institucionet tona demokratike, duke penguar lëvizjet e gabuara të Trumpit derisa t’i përfundojë detyra”, theksohet më tej.

Siç thuhet në artikull, Trump nuk respekton mendimet, tregun dhe lirinë e njerëzve ashtu siç nevojitet, ndërsa kritikohet fakti që ai e ka cilësuar edhe median si “armik i popullit”.

– “Artikull qyqar”

Trump nuk u vonua të reagojë ndaj artikullit.

Në një takim me sherifët në Shtëpinë e Bardhë, ai e cilësoi atë si “artikull qyqar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button