Dy policët që e fotografuan Çavkovin në burg, u dënuan me kusht

Burg me kusht prej tre muajve u është shqiptuar dy policët për fotografim të paautorizuar dhe publikim të fotografisë së ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, në burgun e Idrizovës, njofton Portalb.mk.

“Është miratuar vendim jo i plotfuqishëm, me të cilën dy të akuzuarit janë shpallur fajtor për veprën penale incizim të paautorizuar nga neni 152 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të kodit Penal, të cilëve u është shqiptuar masë alternative – burg me kusht prej 3 muajve, e cila nuk do të realizohet, nëse në  dy vitet e ardhshme nuk kryejnë vepër tjetër penale”, thonë nga Gjykata Penale për “A1on”.

Më 30 nëntor të vitit 2017-të, i akuzuari i parë si person zyrtar që ka qenë në kullën e kujdestarisë e ka parë Çavkovin, dhe e ka shfrytëzuar momentin ideal dhe nëpërmjet dritares, pa pajtueshmërinë e Çavkovit, e ka fotografuar.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari i parë, nëpërmjet porosisë private në rrjetet sociale ua ka dërguar fotografitë dy kolegëve, në mesin e të cilëve edhe te i dyshuari i tij, i cili më tej fotografinë ua ka dërguar edhe dy zyrtarëve tjerë policor.

Më pas, fotografitë kanë rrjedhur në rrjetet sociale dhe në media.

Ndryshe, fotografia bëri bujë në rrjetet sociale dhe media, ndërkaq partia opozitare, asokohe kërkoi nga MPB që të zbulojë se kush janë personat që e kanë fotografuar pa leje ish ministrin Çavkov, i cili ishte në paraburgim, për shkak të ndodhive të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Çavkov, akuzohet nga Prokuroria se në cilësinë e shefit të Shtabit Operativ të MPB-së, nuk ka vepruar në kohë dhe në mënyrë efektive me qëllim të parandalimit të protestuesve të dhunshëm të cilët hyrën në Kuvend dhe rrahën deputetë dhe demoluan gjithçka që gjetën para vetes.

Edhe pse Çavkov disa ditë përpara ndodhive deklaroi se deputetët “janë të sigurt”, mbrëmjen e 27 prillit ai të njëjtët i tradhëtoi, duke lejuar që Kuvendin ta vërshojnë huliganët me maska në kokë dhe protestuesit e të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqej nga njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, me çka u rrahën dhe u vu në rrezik jeta e deputetëve dhe gazetarëve që ndodheshin brenda.

Në disa fotografi të publikuara, qartë shihet se si përfaqësuesit e njësiteve speciale, nuk kanë reaguar fare ndaj protestuesve.

Ish ministri i MPB-së, Nuhiu, atëherë kërkoi që të tërhiqet nga posti ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme pas ndodhive në Kuvend, pasi që siç tha ai ndjen përgjegjësi morale. Ai tha se ende pa filluar protestat është formuar Shtabi Operativ në të cilin kanë qenë anëtarë, eprorë të MPB-së nga të gjitha fushat.

Protesta

18119394_1547417311948884_3773046875459016961_n

Protesta VMRO-DPMNE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button