Qeveria formoi Komitetin për Integrim të Maqedonisë në NATO

Në seancën e rregullt të 86-të, Qeveria formoi Komitetin për Integrim të Republikës së Maqedonisë në NATO. Me të do të kryesojë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, kurse zëvendës të tij janë Radmilla Shekerinska Jankovska, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e mbrojtjes, Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështjet evropiane dhe Nikolla Dimitrov, ministër i punëve të jashtme.

Anëtarë të përhershëm të Komitetit janë: Oliver Spasovski, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i punëve të brendshme, Renata Deskoska, ministre e drejtësisë, Dragan Tevdovski, ministër i financave, Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike dhe administratës, Gjeneral- major Vasko Gjurçinovski, toger i shtabit gjeneral i Armatës së Republikës së Maqedonisë, Stojan Sllaveski, drejtor i Drejtorisë së sigurimit dhe informacioneve të klasifikuara, Stevo Pendarovski, koordinator nacional për NATO-n, Bekim Maksuti, zëvendësministër i mbrojtjes, Agim Nuhiu, zëvendësministër i punëve të brendshëm, përfaqësues nga opozita ( sipas nominimit të partisë më të madhe opozitare).

Në punën e komitetit mund të marrin pjesë edhe anëtarë të tjerë të Qeverisë, dhe faktorë të tjerë relevantë nëse diskutohet për tema nga fusha e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button