Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e Gruevskit për përjashtim të prokurores Katica Janeva

Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Nikolla Gruevskit për përjashtimin e prokurores publike, Katica Janeva në rastin “Tank”, transmeton Portalb.mk.

Kërkesa refuzohet me arsyetimin se është e pabazë.

Në seancën e sotme nuk janë të pranishëm Nikolla Gruevski si dhe avokatët e tij Dimitar Dangov, Sanja Aleksiq, Danço Anakov dhe Boro Tasevski, të cilët e njoftuan Gjykatën e Apelit se janë penguar të vijnë sepse janë të angazhuar në disa lëndë të tjera në Gjykatën Penale. Gjoko Popovski dhe avokatët e tij janë të pranishëm në Gjykatë.

Menjëherë në fillim, gjykatësit informuan se mbrojtja e Gruevskit ka kërkuar përjashtim të prokurores speciale Katica Janeva. Prokurori Gavrill Bubevski vërejti se në ligj nuk ka bazë për kërkesë të tillë, dhe më pas u dha pauzë për vazhdimin e seancës.

Gruevski dhe Popovski para Këshillit gjyqësor duhet ta justifikojnë ankesën e ngritur, por ish-kryeministri dje deklaroi se gjykatësit sjellin vendime pas presionit politik. Ai paralajmëroi se së bashku me avokatët e tij do ta bojkotojnë seancën e sotme, sepse gjykata veçse më ka vendosur t’i përcaktojë dënim me burg. Por, ish-kryeministri pret që vendimi i gjykatës të jetë dënim me burg prej më së paku një vjet që të mos ketë të drejtë të ankohet në Gjykatën Supreme.

LEXO: Gruevski: Duan të më burgosin përpara referendumit

LEXO: Gruevski edhe sot i “shpëtoi” vendimit të Gjykatës së Apelit

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Në këtë rast procedura është veçuar për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për shkak se ka pasur shtatëzëni të rrezikshme, dhe procedura për të ka filluar.

http://portalb.mk/527933-gruevski-denohet-me-dy-vjet-burg-ndersa-gjoko-popovski-me-6-vjet-e-gjysme-ne-rastin-tank/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button