Iker Casillas zbulon se ku dëshiron ta mbyllë karrierën

Më 20 majin e kaluar mbushi 37 vjeç, 16 prej të cilëve në ekipin e parë të Real Madrid, ku fitoi gjithçka të mundshme.

Po flasim për Iker Casillas, që ka nisur sezonin e tij të katërt me Porto, ekipin kampion i Portugalisë në fuqi. Ish-portieri i Spanjës ndihet shumë mirë te ekipi bardheblu dhe për mikrofonët e “RTP”, ka shprehur një dëshirë në lidhje me fundin e karrierës, transmeton RTV 21.

“Kam qenë një pjesë të madhe të jetës time te Real Madrid, klubi më i mirë i historisë, por fakti që erdha në Portugali, në një ekip të konsoliduar si Porto, më bëri shumë të lumtur. Dua ta mbyll këtu karrierën time,” – pohoi spanjolli

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button