Mourinho zbulon një dëshirë të zjarrtë të Ronaldos

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo do të rikthehet në Old Trafford më 23 tetor, në përballjen e Juves kundër Manchester United për ndeshjet e Cahmpions Leagues.

Për këtë ndeshje ka folur trajneri i United, Jose Mourinho, duke thënë se Ronaldo ka një dëshirë të madhe për të shënuar gola kudo që shkon, transmeton Albeu.com.

“Mendoj se atij i pëlqen të vijë këtu. Kur luajtëm me Real Madridin këtu, mendoj se ai ishte i lumtur që po kthehej dhe ishte i lumtur që do të luante Old Trafford. Por, ishte i lumtur edhe të shënonte gol dhe ta fitonte ndeshjen”, ka thënë Mourinho

“Ai këtë herë vjen me fanella të Juventusit, ai ka shkuar në Juventus për të fituar Ligën e Kampionëve. Ai vjen në Old Trafford për të shënuar gola dhe për ta fituar ndeshjen”.

“Por, Old Traffodi e do atë dhe Old Traffordi do të reagojë gjithmonë në një mënyrë shumë pozitive ndaj tij, dhe kjo është një gjë e mrekullueshme” ka deklaruar Mourinho. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button