Procesi integrues euro-atlantik, merr mbështetje nga komuniteti maqedonas në Shqipëri

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev sot është takuar me Eftim Mitrevski dhe Niko Kitani, të cilët në emër të komunitetit maqedonas në Shqipëri, kanë shprehur përkrahje për procesin e rrugëtimit të suksesshëm euro-atlantik të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë qendra për informim e Qeverisë së Maqedonisë, në takim është biseduar për çështjet aktuale, si dhe rezultate për thellimin e komunikimit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe komunitetit të maqedonasve në Shqipëri.

“Do ta thellojmë më shumë përkrahjen, në nivel principiel, ndaj maqedonasve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ekziston klimë pozitive për këtë”, ka thënë Zaev.

Eftim Mitrevski dhe Niko Kitani kanë dhënë edhe propozime konkrete se si të përmirësohet cilësia e jetës dhe e arsimit të banorëve të Prespës së Vogël dhe Korçës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button