Momenti kur LIBE votoi për heqjen e vizave për Kosovën (VIDEO)

Qytetarët e Kosovës janë më afër që të gëzojnë të drejtën e lëvizjes brenda zonës Schengen.

Kështu është vendosur në debatin e Komitetit për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian. Në fjalën e saj Tanja Fajon ka thënë se Kosova meriton liberalizimin e vizave, njofton Klankosova.

Në debatin që kishte filluar në orën 09:00, dhe sipas agjendës ishte paraparë që të zgjatë deri në orën 12:30, Kosova figuroi numër 7, nga 12 pika sa ishin gjithsej.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjendet në Bruksel, ku gjatë ditës së djeshme ka takuar zyrtarët e Parlamentit Evropian për vizat. Në pjesën e fundit të muajit korrik, Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button